Juventusi ndalet me barazim nga Hellas Verona
Kampioni në fuqi italian, Juventusi, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Hellas Verona, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Marc’ Antonio Bentegodi” ka përfunduar me rezultatin 1-1, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Cristiano Ronaldo shënoi fillimisht për “Zonjën e Vjetër” në minutën e 49-të, teksa Antonin Barak barazoi shifrat në minutën e 77-të.
Juventusi mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë, tri më pak se Milani i vendit të dytë dhe shtatë më pak se skuadra lidere, Interi.
Kurse, Hellas Verona tani ka 35 pikë dhe zë pozitën e nëntë në tabelën e Serie A. /Zeri.info