Një punëtor në Bresje lëndohet në vendin e punës, arrestohen pronari dhe mbikëqyrësi i firmës

Një person është lënduar të premten në vendin e tij të punës në fshatin Bresje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Ai është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Zëri