Prokuroria nis hetimet për vdekjen e dyshimtë në “Ulpianë”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatës nga Policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. /Zëri