Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuarit për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit
Dje rreth orës 12:00, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, është sulmuar fizikisht nga disa persona djali i politikanit serb Nenad Rashiq.
Për këtë rast Policia e Kosovës i ka arrestuar tetë persona.
Ndërkaq me vendim të prokurorit të Shtetit ata janë ndaluar për 48 orë.
Sot prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për “Pjesëmarrje në rrahje”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj. /Klankosova