“L’Albanese D’Italia”, gazeta e parë shqiptare

Më 23 shkurt të vitit 1848 njëri ndër shkrimtarët më të shquar shqiptar, Jeronim de Rada, botoi në Napoli të Italisë gazetën e parë shqiptare.

Gazeta mbane emrin "L’Albanese D’Italia" (Shqiptarët e Italisë).

Me këtë ai themeloi hapat e parë të shtypit kombëtar. Gjithashtu më 1883-n ai botoi revistën e parë në gjuhën shqipe “Flamuri i Arbërit”. /KultPlus