Kaq vota mori Avdullah Hoti në Gjilan
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka arritur që t’i marrë vetëm 2 mijë e 786 vota në komunën e Gjilanit.
Ndonëse për vite të tëra Gjilani ishte bastion i LDK-së, këtë herë LVV-ja triumfoi në këtë qytet.
Kjo parti mori gjithsej 28 mijë e 568 vota, ose 63,24% të votave të përgjithshme.
Në ndërkohë, LDK-ja në Gjilan mori vetëm shtatë mijë e 243 vota, ose 16,03% të votave të përgjithshme. /express