12 vendvotime do të rinumërohen

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i ka rekomanduar KQZ-së që të rinumërohen 12 vendvotime, kërkesë kjo e cila është miratuar nga anëtarët e KQZ-së.

Numri më i madh i vendvotimeve që do të shkojë në rinumërim është në komunën e Podujevës, ku do të rinumërohen tri vendvotime, dy në Prizren dhe nga një vendvotim në Gjakovë, Fushë-Kosovë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri. /Zëri