Kaq vota ka marrë Lista Serbe në Drenicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbrëmë ka publikuar rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga këto rezultate Lista Serbe ka dalë e para në nëntë komuna, ndërsa ka marrë vota edhe në dy komunat e Drenicës, Skenderaj dhe Drenas, shkruan “Zeri.info”.

Në Skenderaj Lista Serbe ka marrë 134 vota, ndërsa në Drenas nuk ka marrë më shumë se dy vota.

Ndryshe, Drenica i ka qëndruar besnike PDK-së, duke dalë e para në dy komunat, të cilat janë edhe të vetmet ku kjo parti ka dalë e para. /Zëri