Limaj e pranon që Nisma nuk e ka kaluar pragun
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka pranuar që partia e tij nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media, Limaj ka falënderuar aktivistët dhe përkrahësit e Nismës, për të cilët tha se gjatë fushatës zgjedhore te ta ka parë angazhim dhe vetëmohim
Limaj tha se Nisma nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, porse nuk do të ndalen në mbrojtjen e vlerave kombëtare.
‘Këtë radhë Nisma nuk do të jetë pjesë e Parlamentit, por kjo nuk do të ndalë zërin e fuqishëm të Nismës në kauzën tonë, do të vazhdojmë në mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe kombëtare”, tha Limaj në konferencë për media, transmeton “Zeri.info”.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja nga numërimi i mbi 99% të votave, Nisma ka marrë 2,58% të votave. /Zëri