GERMIN: Gjykata Themelore ka marrë vendim të hetohen pakot me fletëvotime nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve akoma nuk ka nisur numërimi i votave me postë, që kanë ardhur nga diaspora.

Sipas një reagimi nga organizata GERMIN, thuhet se ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Në reagim gjithashtu thuhet se arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ-së, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’i hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë.

“GERMIN-i, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës. Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ-së, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, thuhet në reagimin e tyre. /Zëri