Vetëvendosja fiton bindshëm në Gjilan, me mbi 60%

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm edhe në komunën e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në këtë komunë partia e Albin Kurtit ka fituar 63,2% të votave, duke e lënë LDK-në të dytën, me 16%, raporton “Zeri.info”.

PDK-ja, e cila po ashtu disa vite kishte udhëhequr me këtë komunë, ka marrë 12,2% dhe AAK-ja 2,9%. /Zëri