Ngrënia e mëngjesit të dobëson
Të heqësh dorë nga mëngjesi në favor të dobësimit, rrit jo vetëm rrezikun e obezitetit, por edhe atë të sëmundjeve të zemrës.
Aktore të njohura si Jennifer Aniston apo Joanna Lumley ia atribuojnë humbjen në peshë faktit që “e harrojnë” vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Por studimi i fundit, i publikuar nga revista e Kolegjit amerikan të Kardiologjisë, paralajmëron se një dietë e tillë ngurtëson arteriet teksa shton nivelin e glukozës.
Studiuesit kanë analizuar shëndetin e më shumë se 4.000 personave, për të parë se çfarë efekti kishte mëngjesi mbi organizmin e tyre. Ata zbuluan se, një veprim i tillë nxiste një përgjigje emergjence të trupit, e cila vjen në formën e urisë gërryese.
Dieta në fjalë, sipas kërkuesve, e ndihmon pak kontrollin e masës dhjamore në bel, ndërsa rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshës.
Të ngrënit mëngjes është përshëndetur me kohë si promovues i një shëndeti më të mirë, përfshirë këtu mbajtjen në frè të peshës dhe kolesterolit.
Pjesëmarrësit në eksperiment, që hanin mëngjes, nuk kishin probleme kardiovaskulare apo sëmundje të veshkave.
Te personat që e shmangnin, ose edhe ata që merrnin ushqime të cilat nuk mbushin me energji, u vunë re probleme me arteriosklerozën, ndërsa ishin në përgjithësi më të prirur ndaj një stili jo të shëndetshëm jetese, që përfshinte kequshqyerjen, konsumin e shpeshtë të alkoolit dhe duhanit.