E kishte humbur në Antarktidë, i moshuari gjen portofolin pas 53 vitesh

Një 91-vjeçar ka gjetur portofolin që kishte humbur në vitin 1968, gjatë një udhëtimi në Antarktidë, ku ishte dërguar si meteorolog.

Paul Grisham, i cili sot jeton në Kaliforni, nuk mbante mend ta kishte humbur portofolin në kontinentin më të ftohtë të planetit.

Por, pasi u gjet në gjendje të mirë në një zyrë të bazës McMurdo, portofoli që kishte brenda kartën e identitetit të Paul Grisham dhe patentën, iu kthye pronarit.

Grisham theksoi për “The San Diego Union Tribune” që u habit shumë kur i kthyen portofolin, sepse u përfshinë shumë njerëz në lokalizimin e tij./a2cnn