Rreth 7000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga marsi i 2020-ës, kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 62 mijë e 258.

Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga virusi Korona u shëruan 54 mijë e 42 persona.

Shkak i infektimit me koronavirus në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 523 qytetarë.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 693 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 274 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së,

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.