Këto janë gjësendet shtëpiake, për të cilat nuk e keni ditur se kanë afat skadimi

Gjithmonë na u kujtohet të shikojmë datën e skadimit të qumështit, dhe dimë se sa gjatë duhet t’i mbajmë produktet e bukurisë

Por, fatkeqësisht nuk i kushtojmë vëmendje gjërave në shtëpinë tonë të cilat qëndrojnë me ne më shumë se ç’duhet.

Jastëkët: 2 deri 3 vite

Përgjatë kohës, jastëkët e çfarëdo lloji fillojnë të bëhen shtëpi e shumë paraziteve dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje në qafë si pasojë e humbjes së pashmangshme të formës.

Sandalet: Gjashtë muaj

Sandalet janë ambienti i përsosur për shpërndarjen e infeksioneve kërpudhore. Prandaj, ato duhet të lahen sa më shpesh që është e mundur.

Sfungjeri: Dy javë

Sfungjerët e tualetit pas pak ditëve fillojnë të mbledhin baktere dhe mikrobe të ndryshme. Nëse dëshironi të parandaloni një gjë të tillë, preferohet ta pastroni sfungjerin me ujë të vluar.

Peshqirët: 1 deri në 3 vite

Peshqirët e lagur janë ambienti i përsosur për rritjen e baktereve dhe, fatkeqësisht, as pastrimi i shpeshtë nuk është zgjidhje për këtë problem.

Furça e dhëmbëve: Tre muaj

Normalisht furçat e dhëmbëve duhet të ndërrohen kur fillojnë ta humbin formën. Por, furçë të re duhet të blini edhe kur keni qenë me grip, pasi që rrezikoni të sëmureni prapë.

Furça e flokëve: Një vit

Furçat e flokëve (krehërit) duhet të pastrohen të paktën një herë në javë dhe të ndërrohen një herë në vit.

Sutjenat: 1 deri 2 vite

Posa të fillojnë ta humbin formën jelekët, ta humbin elasticitetin, të mos jenë komode si dikur, ndjehuni të lira t’i hidhni në bërllok.

Këpucët e vrapimit: Një vit

Pasi t’i keni vrapuar 300-400 kilometra me të njëjtat këpucë, ato fillojnë ta humbin elasticitetin dhe komoditetin – që do të thotë më shumë stres në nyejt tuaja. /Telegrafi