Superlajm për Llapin, Ahmed Januzi rikthehet në stërvitje
Pas dy ditësh pushim nga udhëtimi prej Antalias së Turqisë, Llapi ka nisur dje stërvitjet.
Skuadra e Tahir Batatinës ka marrë një lajm pozitiv - rikthimin në stërvitje të sulmuesit Ahmed Januzi, shkruan "Zeri.info".
Ai nuk kishte udhëtuar fare me Llapin në bregdetin turk shkaku i lëndimit.
Siç ka njoftuar Llapi, rikthimi i Januzit në fushën e gjelbër pritet të ndodhë shumë shpejt.
Gjithashtu, nga lëndimi te Llapi janë rikuperuar edhe Ahmet Haliti dhe Sava Gardaseviq. /Zeri.info
Januzi i bashkohet skuadrës në stërvitje! Ai tashmë ka lënë prapa dëmtimet e pësuara në ndeshjen e edicionit të kaluar...
Posted by K.F. Llapi on Saturday, January 30, 2021