Shkolla Fillore “Migjeni” në Vushtrri bëhet me objekt të ri

Në fshatin Stanoc të Epërm, sot është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Migjeni”.

Në këtë përurim ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Namani dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri u shpreh i lumtur me realizimin e këtij projekti duke thënë se sot është një “e premte e bardhë” për nxënësit e këtij fshati ku pas kaq shumë vitesh është ndërtuar shkolla e re.

“Jam shumë krenar që në këtë ditë të bardhë për të gjithë neve e të gjithë juve, ne po e përurojmë shkollën e juaj. Është kontributi i juaj, është mëritë e juaj. E keni prit me dekada këtë shkollë. Më fëmija nuk do të kenë një objekt ku kanë ftohtë, që i vjen era dhe që ka qenë i pa denjë për një shkollë. Ky është investim komunal komplet me buxhet të drejtorisë komunale”, tha kryetari Tahiri.

Ndërkaq, drejtoresha e shkollës “Migjeni”, Ardita Shala ka falënderuar komunën për këtë investim të ri dhe ka uruar të gjithë nxënësit dhe banorët e fshatit për shkollën e re./Zëri