Pas fazës përgatitore në Turqi, Arbëria rikthehet në Kosovë

Skuadra e Arbërisë së Dobrajës tashmë ka ateruar në Kosovë.

Arbëria ishte në Antalia të Turqisë për një fazë përgatitore në bregdetin turk, shkruan "Zeri.info".

Në kuadër të kësaj faze përgatitore, Arbëria fitoi një ndeshje miqësore, në njëren barazoi, në një humbi dhe një tjetër u ndërpre shkaku i shiut.

Ndryshe, Arbëria e nis stinorin pranveror ndaj Feronikelit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Pas Llapit, skuadra e Arbërisë është e dyta që është rikthyer në Kosovë pas fazës përgatitore në Turqi. /Zeri.info