“Ndizet” derbi, Zlatan Ibrahimoviq ndëshkohet me karton të kuq ndaj Interit

Milani ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në derbi ndaj Interit, shkruan “Zeri.info”.

Ishte golashënuesi, Zlatan Ibrahimoviq që ka lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak për më shumë se 30 minuta të lojës në pjesën e dytë.

Ibra kishte një karton të verdhë në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë.

Ndërsa, në të 58-tën minutë, pas ndërhyrjes në serbin, Kolarov, suedezi mori kartonin e dytë të verdhë dhe me ç'rast u përjashtua nga ndeshje.

Rezultati është 0:1, teksa po rrjedhë minuta e 60-të.

VIDEO

/Zeri.info