KRU “Prishtina” njofton se disa zona të furnizimit nuk do të kenë ujë deri nesër

KRU “Prishtina” njofton se konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes "Kalabria" në Prishtinë, Lagjes Mati 1, kanë ndërprerje të ujit si pasojë e trubullirës së krijuar nga kanali i Ibrit.

Përmes një njoftimi, kompania thotë se janë në gjendje emergjente pas vërshimeve, por nesër në mëngjes, pritet gradualisht stabilizimi i gjendjes.

"Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit", thuhet në njoftimin e KRU "Prishtina". /Zëri/