Aksident trafiku në Gllamnik, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ndërsa janë lënduar pesë persona, ka bërë të ditur policia.

“Sot, më 23.01.2021 rreth orës 17:09, policia ka pranuar një informatë për një akasident trafiku me lendime në magjistralen Prishtinë-Podujevë (fshati Gllamnik). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi./Zëri