Haradinaj: Çdo sektor i goditur ekonomisht, do ta ndjejë dorën e shtetit gjatë vitit 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.

Haradinaj tha se ka dëgjuar kërkesat e tyre, e të cilat Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike.

Ai theksoi se është zotuar që viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit.

"U zotova se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. Do të ruajmë vendet e punës, të humbura gjatë krizës pandemike e do të stimulojmë edhe hapjen e vendeve të reja. Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë.

Aleanca vazhdimisht ka qenë në përkrahje të kërkesave të gastronomëve. Ashtu edhe do të vazhdojmë së bashku!", ka bërë të ditur Haradinaj në "Facebook". /Zëri