Aliu: Çdo fshat e lagje e Ferizajt i tha po rimëkëmbjes së shtetit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se PDK-ja ka përkrahjen e gjithë Ferizajt në zgjedhjet e 14-shkurtit, përcjell Zeri.info.
Aliu theksoi se Gremja dhe Talinoci i Jerlive sikurse çdo fshat e lagje e Ferizajt i tha po rimëkëmbjes së shoqërisë dhe shtetit.
"Gremja dhe Talinoci i Jerlive sikurse në çdo fshat e lagje të Ferizajt, i tha PO #rimëkëmbjes së shoqërisë dhe shtetit, PO - Kryeministrit në ardhje Enver Hoxhaj, PO- listës më përfaqësuese të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës dhe dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës që mbi të gjitha la gjurmë të pashlyeshme ndryshimi në Ferizajn tonë", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri