DnV-ja dënon ashpër presionin që po i bëhet Dakes

Përfaqësuesi i Organizatës Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu në një konferencë për media u ka bërë thirrje partive politike që të lejojnë KQZ-në të bëjnë punën e saj pa presion.

Kryeziu ka kritikuar partitë politike që të ndalin presionin ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai thotë se dënojnë ashpër linçimin dhe presionin që po i bëhet direkt kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

“Ne u bëjmë thirrje partive politike dhe institucioneve të tjera që të lejojnë KQZ-në, të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, me integritet dhe pa ndërhyrje dhe pa presion. Gjithashtu dënojmë ashpër, linçimin dhe presionin që është bërë direkt ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka”, tha Kryeziu./Zëri