El Shaarawy rikthehet në Itali, nesër kryen testet mjekësore te skuadra e njohur
El Shaarawy do të largohet nga Kina për ta vazhduar karrierën e tij në Itali, shkruan “Zeri.info”.
Sipas raportimeve të “SkySports Italia” bëhet e ditur se lojtari me nënshtetësi italiane do të kryej testet mjekësore te Roma.
Stephan El Shaarawy së fundmi ishte pjesë e skuadrës kineze, Shanhai Shenhua.
28-vjeçari ishte larguar nga kryeqendra italiane në vitin 2019 dhe raportohet se ka një klauzolë në kontratën e tij që lejon atë të largohet nga skuadra e kampionatit kinez para se t’i skadojë kontrata në vitin 2022.
El Shaarawy edhe më parë ka qenë pjesë e Romës në Serie A. /Zeri.info