E jashtëzakonshme, Paris Saint-Germain shënon tri gola për tre minuta ndaj Montpellierit
Paris Saint-Germain ka treguar edhe një herë se nuk ka probleme me skuadrat franceze në kampionatin elitar, Ligue 1, shkruan “Zeri.info”.
Parisienët i realizuan mysafirëve tri gola për tre minuta.
Ishte fillimisht Neymar në minutën e 60-të, e për golin e dytë pas një minute shënoi Icardi.
Kurse në minutën e 63-të, PSG arriti edhe golin e katërt të ndeshjes me anë të talentit, Kylian Mbappe.
VIDEO
/Zeri.info