Lazio u kualifikua falë Vedat Muriqit, “SofaScore” befason me notën për sulmuesin kosovar

Lazio ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pas fitores me mund të madh ndaj Parmës, shkruan “Zeri.info”.

Protagonist kryesor ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi që goditi topin me kokë për të shkuar në rrjetë dhe për t’ia siguruar kalimin tutje kryeqytetasve italian.

Pavarësisht se Muriqi ka pasur ndikim në këtë ndeshje falë minutës së 90-të, sajti i njohur “SofaScore” e ka vlerësuar pak sulmuesin prizrenas.

Sipas sajtit në fjalë, Vedat Muriqi është vlerësuar me notën 6.5 në këtë takim, ndërsa lojtari i ndeshjes ka qenë mbrojtësi Marco Parolo që mori notën 7.5

Thomas Strakosha që ishte në portë nga minuta e parë mori notën 6.8.

Lazio do të takohet me Atalantën në çerekfinale. /Zeri.info