Zyrtare: Jetmir Halili nënshkruan me AIK

Futbollisti kosovar, Jetmir Halili ka vendosur t’i bashkohet skuadrës suedeze, AIK, shkruan “Zeri.info”.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi suedez përmes faqes zyrtare.

Kosovari ka nënshkruar kontratë që e mban deri në vitin 2023 me klubin e ri.

Halili ishte së fundmi pjesë e Jonkopings Sodra IF që nga viti 2019 dhe tani i është bashkuar një klubi tjetër suedez.

Te AIK-u, Halili do të bartë numrin gjashtë në fanellë. /Zeri.info