Zhbllokohet rezultati në derbin e madh shqiptar, Partizani kalon në epërsi në shtatë minutat e fundit

Është shënuar goli i parë në derbin e kryeqytetit shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, shkruan “Zeri.info”.

Janë futbollistët e “kuq” që kanë arritur të kalojnë në avantazh ndaj Tiranës në minutën e 83-të.

Golashënues për “demat” është Çinari që ka shënuar me një të prekur të topit.

Vlen të theksohet se deri më tani janë ndarë dy kartonë të kuq, një për Partizanin dhe një për Tiranën.

Visar Bekaj është në portë nga minuta e parë për “bardhekaltërit” /Zeri.info