Kasimpasa në disavantazh pas autogolit qesharak të Florent Hadergjonajt
Ankaragucu ka kaluar në avantazh përballë Kasimpasës, në takimin e vlefshëm për javën e 20-të kampionale në Superligën e Turqisë, shkruan “Zeri.info”.
Vendasit ndodhen në epërsi falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj.
Hadergjonaj tentoi ta largojë topin në jashtë portës së portierit të tij, për ta qetësuar situatën, por ai e dërgoi në rrjetën e skuadrës së tij.
Florent Hadergjonaj aktivizohet rregullisht për skuadrën turke.
Ndërkaq për Ankaragucun nga minuta e parë është edhe futbollisti tjetër shqiptar, Endri Çekiçi.
VIDEO
/Zeri.info