Momenti kur Ibrahim Rugova tregoi se vuante nga kanceri
Sot u bënë 15 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova po u mungonte shqiptarëve të Kosovës, por askush nuk e dinte arsyen.
Spekulimet kishin nisur të qarkullonin për sëmundjen e ish-presidentit të Kosovës, por asgjë nuk thuhej me saktësi të plotë.
Ishte vetë presidenti ai që thirri një konferencë për shtyp dhe njoftoi se vuante nga kanceri në mushkri.