Arrest shtëpiak për dy persona që transportuan para të falsifikuara nga Maqedonia në Kosovë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajit, për caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve A.L. dhe SH.B., nën dyshimin se kanë veprën penale "Falsifikim i parasë".

Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit shtëpial prej një muaji.

"Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se edhe me masën e arrestit shtëpiak në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurve në procedurë dhe të rrjedh normalisht zhvillimi i procedurës penale, duke u eliminuar këtu edhe mundësia e përsëritjes së veprës penale, sepse dyshimi është se të pandehurit kanë transportuar paratë e falsifikuara, duke i transportuara nga territori Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Mundësia për të përsëritur veprën penale është minimale edhe për faktin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit", thuhet në njoftim. /Zëri