Sportisti shqiptar bën tatuazh Albin Kurtin dhe Hasan Prishtinën me mbishkrimin “Dy liderë, një ideal”

Kampioni i boksit në Suedi, Naim Tërbunja, i ka vendosur përjetësisht në trupin e tij, Albin Kurtin dhe Hasan Prishtinën, shkruan Zeri.info.

Tërbunja në rrjetin social “Facebook” e ka publikuar një fotografi me fytyrat e liderëve me mbishkrimin "Dy liderë, një ideal".

Tërbunja vitin e kaluar i ishte bashkuar edhe zyrtarisht Livizjes Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurti.

Naim Terbunja është boksier profesionist me një karrierë të bujshme prej 236 meçeve gjithsej dhe me vetëm dy humbje.

Ai ka lindur në vitin 1984, në Prishtinë, por për shkak të rrethanave politike të asaj kohe është detyruar të largohet në moshë të hershme për në Suedi.

Atje, Naimi ndoqi pasionin e tij për sportet, e veçanërisht për boksin, duke renditur sukseset.

Në vitin 2009 ai ka fituar Golden Gloves në Neë York, për ta përfaqësuar më pas këtë shtet në garën nacionale në ShBA.

Si profesionist, ai ka fituar tre herë turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që organizohet në Kosovë, dhe me të njëjtin sukses i ka përmbyllur disa turne të tjerë jashtë vendit.

Në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008. /Zeri.info