Godet nën ndikim të alkoolit dy këmbësore të mitura, arrestohet shoferi në Leposaviq

Një person është arrestuar dje në Leposaviq, pasi kishte goditur dy këmbësore të mitura si pasojë e vozitjes nën ndikim të alkoolit.

Policia ka njoftuar se viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke drejtuar veturën e tij me tagra vendore, nën ndikim të alkoolit, i ka goditur dy viktima femra kosovare të mitura. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, të cilat më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton “Zeri.info”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje. /Zëri