Mbyllet ndërtesa e Kapitolit pas një zjarri që shpërtheu në afërsi
Ndërtesa e Kapitolit në Washington DC është mbyllur pas një kërcënimi të sigurisë, dy ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president amerikan.
Kapitoli, selia e Kongresit amerikan, u sulmua nga turmat pro-Trumpit më 6 janar, duke lënë pesë të vdekur, raporton BBC, transmeton Zeri.info.
Reporterët nga vendi i ngjarjes thonë se një njoftim për emergjenca është dhënë dhe se ushtrimet për inaugurimin e Bidenit janë suspenduar.
AP-ja thotë se pjesëmarrësit e ushtrimeve për inaugurimin e Bidenit u evakuuan nga Fronti Perëndimor i Kapitolit pas një zjarri që shpërtheu në një kamp të të pastrehëve.
Zjarri raportohet të ketë ndodhur në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan.
Siguria është e fortë, me mijëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në ndërtesë. /Zëri