Zyrtare: Chelsea e huazon futbollistin anglez te skuadra ku aktivizohen Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku

Futbollisti anglez Danny Drinkwater, assesi nuk po mund të stabilizohet në skuadrën angleze Chelsea.

Mesfushori është huazuar sërish nga klubi londinez, kësaj radhe te skuadra e Kasimpashas në Turqi.

Lajmi konfirmohet nga skuadra turke.

Drinkwater te Chelsea ishte transferuar në verën e vitit 2017 nga Leicesteri City për 38 milionë euro.

Ky është huazimi i tretë për 30-vjeçarin.

Ai më herët ishte huazuar te Burnley dhe te Aston Villa.

Pjesë e Kasimpashas janë edhe futbollistët nga Kosova, Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku. /Zeri.info