Zyrtare: Drenica nuk ndalet, tjetër futbollist nga Shqipëria zbarkon në Skenderaj

Drenica vazhdon me transfere nga Shqipëria, shkruan Zeri.info.

Klubi nga Skenderaj ka afruar së fundmi mesfushorin e Turbinës, Klevis Shaqën.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Turbinës në faqen zyrtare ku saktëson se kalimi i 21-vjeçarit në Kosovë është bërë me mirëkuptim mes dy klubeve.

Drenica ditë më parë i ka zyrtarizuar edhe disa futbollistë nga Shqipëria si Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin nga Partizani.

Kujtojmë që në këtë aspekt ka ndikuar dhe trajneri i Drenicës Bledar Devolli, i gjatë karrierës ka drejtuar Kastriotin, Kamzën, Luftëtarin, Tomorin, Bylisin dhe Tiranën U-19. /Zeri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.Turbina Cerrik (@k.f_turbina)