Vdes një 15-vjeçar në Prizren pasi u ther me thikë
Një 15-vjeçar ka vdekur sot në Prizren pasi është therur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollave në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, raporton “Zeri.info”.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje. /Zëri