Digjet një barakë afër QKUK-së
Një barakë e pa banuar afër repartit të Pulmologjisë në QKUK është djegur.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:50, njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë.
“QKUK, 16.01.2021 – 21:50. Është raportuar se në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK, një barkë e pa banuar kishte marr zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Nuk njoftohet për arsyen e zjarrëvënies./Zëri