Ish-kryetarja e KF Drenicës në listën e PDK-së për deputete

Ditën e sotme (e shtunë) janë bërë të ditur listat e kandidatëve të cilët do të garojnë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan “Zeri.info”.

E nga lista e kandidatëve për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bën pjesë edhe ish-kryetarja e Klubit të Futbollit Drenica, Mihane Kodra-Bekteshi.

Ajo është e renditur në vendin e 96-të në listën e PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Mihane Kodra-Bekteshi u largua nga klubi “kuqezi” në korrik të vitit 2020. /Zeri.info