Donika Gërvalla-Schwarz kandidate për deputete në listën e Vjosa Osmanit
Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit, raporton Zeri.info
Lajmi për "Zërin" është konfirmuar nga kabineti i u.d së presidentes Osmani.
Gërvalla-Schwarz do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14-shkurtit.
Në këto momente, Gërvalla-Schwarz dhe Osmani po zhvillojnë një takim. /Zëri