Kalojnë dhjetë minuta të rregullta në ndeshjen Barcelona – Mabetex Prishtina, ky është rezultati momental

Kanë kaluar dhjetë minuta të rregullta në ndeshjen historike të Ligës së Kampionëve në futsall, ndërmjet Barcelonës dhe Mabetex Prishtinës, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati vazhdon të mbetet ai i minutës së parë, pra 0:0 me Prishtinën që po tregohet e kujdesshme.

Barcelona në anën tjetër po e dominon ndeshjen sa i përket posedimit të topit.

Ballafaqimi në fjalë është në kuadër të 1/32 në Ligën e Kampionëve në futsall. /Zeri.info