NYT: Qëllimi i sulmuesit në Kongres ishte që ta vrasë Nancy Pelosin
Një dokument në lidhje me hetimet federale për sulmin ndaj Kongresit të SHBA-së zbuloi qëllimin e një prej protestuesve që ishte për të vrarë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi me një plumb në kokë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.
"Unë do të eci në rrugët e Uashingtonit dhe do të bërtas 'Zoti është më i madhi'", tha i pandehuri Cleveland Grover Meredith, sipas të dhënave nga një hetim i siguruar nga korrespondenti i “New York Times” Seamus Hughes, raporton “Aljazeera”, transmeton”Zeri.info”
Sipas një dokumenti në lidhje me hetimin, Meredith po qëndronte në një hotel në Washington, D.C. kurse në rimorkion e tij u gjetën një pistoletë Glock nëntë milimetra, një pushkë Tavor X95 dhe municion. Dokumenti shton se gjatë hetimit, u përcaktua që i akuzuari Meredith nuk ka leje për të mbajtur një armë zjarri.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA, 13 persona janë akuzuar për sulmin e fundit në Kongres, përfshirë Meredith, i cili është akuzuar për bërjen e kërcënimeve me vdekje kundër Nency Pelosit, pa zbuluar ndonjë detaj tjetër. Përdoruesit e Twitter shprehën kundërshtim ndaj ngjarjeve në reagime ndaj botimit të dokumentit dhe disa e panë atë si vrasje në tentativë dhe terrorizëm të brendshëm si dhe kërkuan një gjykim.
Disa cicërima kanë dënuar mbështetjen që disa i kanë dhënë Presidentit në largim Donald Trump deri më tani, me thirrjet që Zëvendës Presidenti Mike Pence të ndërhyjë menjëherë për të hequr Trump nga detyra dhe për ta sjellë atë para drejtësisë./Zëri