Pas 420 vitesh rikthehet shitja e verës në pallatet e Firencës
"Vrimat e verës" janë dritare të vogla në pallatet e Firences të pajisura me një derë e cila, gjatë murtajës së vitit 1600, i lejoi prodhuesit e verës ta shesin atë me pakicë duke shmangur çdo kontakt të drejtpërdrejtë me blerësin.
Sot, për të njëjtën arsye si atëherë, disa dritare vere janë rikthyer në biznes duke i lejuar kalimtarët të shijojnë një gotë të mirë në siguri të plotë, pije dhe madje edhe duke marrë ushqim. /Zëri