30 minuta terapi me 28 lloje gjarpërinjsh në një qendër estetike në Egjipt
Një masazh që të lë pa frymë në kuptimin e plotë të fjalës! Kjo është ajo që ofron një qendër SPA-je në Egjipt.
Fillimisht, klientëve iu lyhet trupi me vaj dhe më pas në kurrizin e tyre vendosen 28 lloje të ndryshme gjarpërinjsh jo-helmues për një terapi me adrenalinë që zgjat për 30 minuta.
Pronari i qendrës dhe klientët tregojnë për mediat se ky lloj masazhi krijon një rritje të vetëbesimit dhe mundëson një gjendje relaksi të paprovuar ndonjëherë.
Sipas Safeat Sedki, është provuar që masazhi me gjarpërinj zvogëlon dhimbjen e muskujve dhe mundëson një qarkullim më të mirë të gjakut, duke lëshuar endorfina.
Sedki në fillim e nisi falas këtë lloj terapie, ndërsa tashmë 30 minuta me gjarpërinjtë kushton rreth 6 dollarë. /topchannel