Arrestohet ish-futbollisti i Bundesligës, akuzohet për krim të organizuar

Ish-futbollisti i grupmoshave të Gjemanisë, Deniz Naki është arrestuar ditën e djeshme (e enjte) në qytetin e Açen, përcjell “Zeri.info”.

Ai po akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale e cila është e përfshirë në shantazhe, trafikim droge dhe financim i PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), e cila konsiderohet organizatë terroriste.

Naki është i lindur në Gjermani, por ka origjinë nga Kurdistani.

Në karrierën e tij, 31-vjeçari ka luajtur për Bayer Leverkusenin, St.Paulin dhe Paderbornin.

Tri vite më parë, ai u përjashtua nga futbolli turk për përhapjen e propagandës “separatist dhe ideologjike”, teksa ishte pjesë e Gençlerbirlgit. /Zeri.info