Një 22-vjeçar është bërë aksionar te klubi i njohur anglez

Kyril Louis-Dreyfus ka arritur marrëveshje për t’u bërë aksionar në klubin e njohur anglez, Sunderland, përcjell “Zeri.info”.

Louis-Dreyfus është 22-vjeçar dhe do ta zë vendin e Steward Dionald te ish-skuadra e Premierligës.

Miliarderi francez do të bëhet udhëheqës i Sunderlandit, por varet miratimi nga Liga e futbollit anglez.

I lindur në 1997, Kyril është një nga tre fëmijët e biznesmenit të ndjerë zvicerano-francez Robert Louis-Dreyfus.

Robert ishte aksionar në Adidas dhe aksioner në klubin Olympique de Marseille.

Aktualisht, Sunderlandi bënë pjesë në Ligën e tretë angleze. /Zeri.info