Shkencëtarët kanadezë gjejnë në akull trupin e ruajtur të një ujku mbi 56 mijë vjet të vjetër
Një ujk i ngrirë është gjetur në pjesën veriore të Kanadasë dhe besohet të jetë të paktën 56 mijë vjet i vjetër, kanë bërë të ditur shkencëtarët kanadezë, shkruan BBC.
I fshehur në akull për dhjetëra mijëra vite, ky ujk është zbuluar nga “gjuetari i thesareve” Trondek Hough. Shkencëtarët thonë se qimet e ujkut dhe dhëmbët ishin ruajtur shumë mirë – pothuajse të padëmtuar fare.
“Ujku praktikisht është 100 për qind i paprekur, ajo çfarë i mungon janë sytë”, ka thënë për EurecAlert, profesoresha Julie Michen. Duke përdorur teknologji të ndryshme, një ekip i shkencëtarëve kanë arritur të zbulojnë edhe mënyrë se si kishte jetuar.
Këto zbulime janë publikuar në “Journal”, që tregojnë se ujku dhe e ëma e tij kishin ngrënë peshk për të mbijetuar. Bazuar në analizat e ADN-së, shkencëtarët kanë zbuluar se sipas të gjitha gjasave, uqërit kanë jetuar para 56 apo 57 mijë viteve. /BalkanWeb