Biletat për performancën live të Rita Orës shiten brenda disa minutash

Në kohën kur kryeministri britanik njoftoi se pjesa më e madhe e juglindjes së vendit do të jenë në nivelin 4 të rrezikit të përhapjes së koronavirusit, erdhi njoftimi se shkelësja serike e masave kufizuese, Rita Ora, do të performojë në Barnard Castle më 26 dhjetor, në atë që njihet si "Boxing Day".

Biletat për koncertin në ambient të hapur u shitën katër minuta pasi dolën në shitje. Fansja e Orës, Talia Harris, komentoi: “Hyrja në Nivelin 4 ishte si: ufaa! Pastaj morëm biletat dhe e dinim se gjëja e duhur për të bërë ishte të largoheshim qindra milje nga Londra për të parë Ritën, në ditëlindjen e partnerit tim gjithashtu".

Edhe kompanitë hekurudhore kanë vërejtur një rritje të madhe të kërkesës për bileta për në zonën e Neëcastle dhe Durham, teksa mijëra fansa të Orës planifikojnë të lënë kujdesin e tyre ndaj COVID-it në shtëpi dhe të fluturojnë në qiellin e 9-të, në Kështjellën ku niveli i rrezikut nga COVID-i është 0.

Rita, fituese e shumë çmimeve, gjithmonë ka ndjekur opsionet alternative ndaj udhëzimeve për ndalesa nga qeveria në lidhje me sigurinë ndaj pandemisë, kryesisht duke marrë pjesë në festën e saj të ditëlindjes së tridhjetë së bashku me tridhjetë të ftuar ndërsa ishte ende në karantinë.

Lidhur me koncertin në Barnard Castle, Rita komentoi: ‘Unë do të interpretoj një grumbull këngësh të reja që nxjerrin në pah dhimbjen dhe vuajtjen që njerëzit tjerë e ndjejnë ndërsa janë në Nivelin 4. Dhe të gjitha hitet e mia!".

Kënga e re e Ritës: ‘Tear 4 Tier 4’ është në dispozicion për shkarkim që nga nesër. /Zëri