E konsideronte djalin e tij, burri vritet nga hipopotami
Një burrë afrikano-jugor është vrarë nga një hipopotam, të cilin e konsideronte si djalin e tij.
Marius Els u gjet i vdekur në lumë, pasi ishte kafshuar disa herë nga kafsha që peshon më shumë se një ton.
40-vjeçari e kishte adoptuar hipopotamin dhe videot ku shihej sipër tij u bënë virale këtë vit.
“Është e rrezikshme, por unë kam besim te ai, e di që nuk më lëndon. Notoj me të, më lejon që t’i hipi në kurriz. E kam si djalin tim. Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë dot marrëdhënien që kam unë me të. Njerëzit mendojnë se mund të kesh marrëdhënie vetëm me qen apo mace, por nuk është kështu”, thonte Els. /A2